Maqedonia
Nga 1 janari, paga më të larta për 10 për qind në arsim dhe shkencë
Paga më të larta do të kenë rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor
Mbi 32 mijë të punësuar në arsim dhe shkencë nga 1 janari do të kenë paga më të larta për 10 për qind. Marrëveshjet ishin nënshkruar sot në Qeveri ndërmjet Sindikatës së Pavarur të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SPASHK) dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Paga më të larta do të kenë rreth 20.000 të punësuar në arsimin fillor, 8.000 në atë të mesëm, 4.500 në arsimin e lartë dhe 220 të punësuar në institucionet shkencore.
Duke uruar për nënshkrimin e marrëveshjeve, kryeministri Zoran Zaev theksoi se rritja e pagave në arsim dhe shkencë është rezultat i përcaktimit të Qeverisë që Buxheti i vitit 2020 t’u dedikohet investimeve në kapitalin njerëzor.
“Ai është investim për të ardhmen tonë, për rritjen tonë ekonomike. Ai është investim dhe një nga mënyrat për zgjidhjen e një prej sfidave tona më të mëdha se si t’i mbajmë qytetarët tanë në vend, si t’iu ofrojmë kushte më të mira dhe t’i bëjmë më të lumtur dhe më të motivuar në vendet e tyre të punës. Kjo Qeveri vendosi që ta ndalojë stagnimin në investimin në njerëz në këto sektorë. Ne e inkurajojmë investimin në kapitalin njerëzor, dhe në këtë drejtim, në Buxhetin për vitin 2020, në funksionet shëndetësi, arsim dhe mbrojtje sociale investojmë gjithsej 154 miliardë denarë. Kjo është rritje për më shumë se 10 miliardë denarë në krahasim me rebalancin e vitit 2019, gjegjësisht Buxhetin e fundit”, theksoi Zaevi.
Ai shtoi se qëllimi është që të krijohet sistem arsimor, i cili do të jetë gjenerator i zhvillimit shoqëror dhe ekonomik të shtetit.
Sipas ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, me rritjen e pagave përmirësohet statusi material i të punësuarve në arsim. Ai paralajmëroi se edhe në periudhën e ardhshme do të punohet në kthimin e dinjitetit të profesionit mësimdhënës në shoqëri.
“Për një periudhë më të vogël se dy vite kemi rritje më të madhe të pagave në një mandat të një Qeverie. Me këto politika dhe rritje të pagave japim kontribut serioz për përmirësimin e statusit material dhe shoqëror të të punësuarve në arsim”, tha Ademi pas nënshkrimit të marrëveshjeve.
Nga SASHK-u janë të kënaqur nga dialogu social me Ministrinë e këtij dikasteri dhe nga marrëveshja e arritur për rritje të pagave, të asaj që mbetet për tu punuar në periudhën e ardhshme është nënshkrimi i marrëveshjes kolektive për arsimin e lartë.
“Marrëveshja kolektive është në version pune. Grupet e punës duhet të fillojnë të punojnë dhe të përcaktohet teksti. Vlerësoj se në periudhën e ardhshme është me rëndësi të madhe që të sillet një marrëveshje e tillë kolektive”, tha kryetari i SASHK-ut, Jakim Nedellkov.
Në periudhën e ardhshme, sipas Nedellkovit, duhet të bisedohet edhe për ndryshimet e marrëveshjeve kolektive për arsim fillor dhe të mesëm, për kthimin e regresit për pushim vjetor, kthimin e kontributeve për transport për arsimtarët të cilët shkojnë në punë në mjediset rurale dhe pagesën e punës jashtë orarit të punës.
E-Diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit Dr. Edin Nevzati punon si neurokirurg në SHBA, në Universitetin e Kolorados ndërsa ruan lidhjen shkencore...
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
Jeta në Zvicër
-
Zviceranët pesimistë për vitin 2025, sa i përket anës financiare Numri i njerëzve që kanë vështirësi në pagesën e primeve të sigurimit shëndetësor nuk ka qenë...
-
Një skiator humb jetën nga orteku në Zvicër
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
84 franga në ditë, ku shkojnë paratë që paguani për biletën e skive?
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik, por bëjnë presion mbi industrinë e hoteleve dhe restoranteve