Uncategorized

Neymar: Zvicra nuk meritoi pikën

Në kohën kur e gjithë Zvicra i është gëzuar pikës së fituar kundër Brazilit, është pikërisht lojtari kryesor brazilian, Neymar Jr, ai i cili flet se gjithçka ishte e pamerituar.

“Lojtarët ishin përgatitur për të kryer ndërhyrje të parregullta. Kur arbitri nuk këshillon si duhet këta lojtarë, është e keqe për futbollin,” tha sulmuesi i Paris St-Germain. “Zvicra nuk meritoi barazimin,” tha në fund sulmuesi.