Futboll

Neymar kthehet kundër Zvicrës në Botëror

Brazili pritet ta ketë në dispozicion yllin kryesor, Neymar, për ndeshjet e Kampionatit të sivjetmë Botëror, pasi sulmuesi ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për lojë pas një muaji.

Futbollisti i Paris Saint-Germainit nuk është duke luajtur që nga muaji shkurt, pas një lëndimi të pësuar në ndeshjen ndaj Marseilles, përcjell albinfo.ch.

Braziliani është shprehur i bindur se do të jetë i gatshëm për Kupën e Botës, që mbahet në Rusi.

Brazili do ta zhvillojë ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror në Rusi më 17 qershor kundër Zvicrës.