Muzikë
Nexhmije Pagarusha, “Bilbili i Kosovës” që dridhi zemrat e të gjithëve me Bareshën
Ajo njihet si ndër këngëtaret shqiptare me zërin më të veçantë dhe më të fuqishëm që kemi pasur deri sot.
Është bërë e ditur se Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha, ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare.
Legjenda e këngës shqiptare u lind më 7 maj të 1933 në Pagarushë.
Ajo njihet si një grua e cila gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut të saj përmes artit.
Nexhmie Pagarusha përfundoi shkollën e muzikës në Beograd, dhe gjatë gjithë karrierës së saj artistike ka performuar në koncerte në vende të ndryshme të botës, duke e bërë kështu Kosovën të njohur kudo që ka hedhur hap.
Kënga më e njohur e saj është ”Baresha”, të cilën e ka kompozuar burri i saj Rexho Mulliqi.
Në vitet e rinisë Nexhmije Pagarusha ka kënduar vepra të përkthyera nga Bethoven, Verdit e shumë emra të mëdhenj.
Ajo konsiderohet si një grua shumë e saktë. Gjatë kohës sa ishte nëpër turne nuk është vonuar kurrë, madje as në prova nuk vonohej asnjëherë.
Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj ka kënduar mbi 150 këngë
Bilbili i këngës shqipe është krahasuar me yjet më të mëdha botërore, sa sa ishte në shkollë në Beograd, madje atë e kanë krahasuar me zërin e rrallë francez Zhyliet Greko.
Poashtu profesorët e shkollës së muzikës kanë thënë se ”është ofendim ta krahasojmë Nexhmije Pagarushën me ndonjë emër tjetër, sepse zëri i saj është i rrallë”.
Përveç muzikës ajo ka qenë edhe aktore. Ka luajtur në shumë filma dhe është cilësuar nga regjisorët si një aktore e përkryer.
Ajo mbajti koncerte në vende të ndryshme të botës, si në Irazel, Bullgari, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe në Kosovë e Shqipëri pa dyshim.
Mbretëreshën e muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, në 2018- të, e pati dekoruar me medaljen e “Mirënjohjes”, edhe Presidenti i amerikan Donald Trump.
i mirënjohjes iu akordua këngëtares Pagarusha përmes propozimit të një Akademie në Florida, i cili është çmim periodik vjetor që firmoset nga Presidenti amerikan për Personalitete që kanë impakt mbi njerëzit dhe shoqëritë e tyre, konkretisht në fushën e artit.
Në ceremoninë e organizuar për 85 vjetorin e artistes së madhe shqiptare në Akademinë e Arteve në Tiranë, nga Shoqata RessEgnatia dhe Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, ishin të pranishëm Presidenti Ilir Meta, personalitete të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Kosova, familjarë, miq, artistë dhe artdashës.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët Sipas Zyrës Federale për Mjedisin, shfaqjet e fishekzjarreve, të tilla si ato të mbajtura në 1...
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026
-
Një trend Tiktok që shkakton probleme te të rinjtë