Lajme
Nexhmedin Ahmeti, shqiptari me shumë profesione në Austri
Ekonomist i shkolluar, punëtor banke, agjent për sigurime në “Generali Versicherung AG”, menaxher i suksesshëm, njëkohësisht udhëheqës dhe përfaqësues i disa kompanive të ndryshme në Austri. Është ky Nexhmedin Ahmeti, kryetar i degës së Salzburgut të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare.
Austria është një nga shtetet evropiane, ku mundësia e arsimimit, punësimit, depërtimit në karrierë dhe formimit profesional e etik është shumë e madhe.
Me punë e angazhim individual, kudo në botë mund të dalin ekonomistë e menaxherë të mirë. Por ajo që ndodhi me gjilanasin që jeton në Austri dhe me rezultatet e tij të suksesshme nuk ishin aksidentale. Ato janë fryt i punës së vazhdueshme, sistematike të një ekonomisti dhe menaxheri të përkushtuar.
Deri në moshën 10-vjeçare Nexhmedin Ahmeti jetoi në vendlindjen e tij, në fshatin Livoq i Ulët, dhe ishte nxënës shembullor. Pastaj në vitin 1990 emigroi në Austri për një jetë më të mirë dhe me gjitha sfidat e ambientimit, përfundoi shkollën ekonomike për bankier. Duke qenë se ishte shumë i lidhur me Kosovën, në moshën 20-vjeçare shënoi kthesën e tij më të madhe, që t’i shërbejë vendlindjes.
“Për tri vite me radhë punova në bankën e parë të Kosovës që ishte “Micro Enterpreise Bank”, e sot quhet “Pro Credit Bank”. Gjashtë muaj kam punuar në Prishtinë dhe dy vite e gjysmë në Gjilan. Ishte një përvojë shumë e mirë, kishte entuziazëm për të punuar dhe ecur përpara, por më kalimin e kohës gjërat morën kahje tjetër”, thotë ai.
Migron për të dytën herë në Austri
Duke e vrenjtur se Kosova nuk ishte duke u zhvilluar ashtu siç ai kishte paramenduar dhe dëshira e tij e madhe për arritje profesionale dhe biznesore, bëri që në vitin 2003 të rikthehet sërish në Austri, por kësaj radhe për të depërtuar fuqishëm në tregun austriak.
“Pasi migrova për të dytën herë në Austri, fillova të punoj në “Bausparkasse Wüstenrot” deri në vitin 2007, për të vazhduar më pas në bankën e njohur gjermane “Deutsche Vermögensberatung Bank AG”. Për dy vite tjera në këtë bankë kam punuar si menaxher i kësaj banke.
Agjent i kompanisë së sigurimeve “Generali Versicherung AG” dhe ndërmjetësues i kredive në Austri
Jo vetëm kaq. Nexhmedini nga viti 2010 punon për kompaninë e njohur të sigurimeve “Generali Versicherung AG” dhe bën të gjitha llojet e sigurimeve si dhe ndërmjetësues i financave për këshillime kapitale.
“Për një kohë, kam qenë i vetmi që kam mundur të depërtoj në tregun e financave ku kam jap shërbime në gjuhën shqipe. Afër 80 përqind të klientëve të mi janë shqiptarë. Ata kanë ndryshuar kërkesat e tyre. Vite më parë kërkesat e tyre qoftë për sigurime qoftë biznesore ishin bazike, kurse tash thuajse çdo i treti ka interes të blen një patundshmëri në Austri”.
Nexhmedini bën sigurime jetësore, shëndetësore, për vetura, sigurime të udhëtimit, të drejtësisë, por edhe të gjitha llojet tjera të sigurimeve si dhe ndërmjetësime në kredi dhe këshilla për shitblerje për patundshmëri (Immobilien)
Së bashku me bashkëshorten menaxhojnë disa apartamente me qera
Një biznes tjetër që Nexhmedini e ka më bashkëshorten e tij, është ai i patundshmërisë (Immobilien). Ky biznes është e themeluar nga të dy dhe se cilësohet shumë i suksesshëm falë punës së bashkëshortes, që konsiderohet edhe si shtylla kryesore e këtij biznesi. “Duhet theksuar se gjithë suksesin që kam arritur deri këtu është edhe falë bashkëshortes e cila jo vetëm në këtë biznes por në gjitha bizneset që udhëhiqi, është mbështetësi kryesor i bizneseve të mia”, shprehet Nexhmedini duke shtuar që së bashku ata kanë edhe pesë fëmijë.
Në vitin 2006 krahas punës së tij, Nexhmedini filloi të merret me blerje të patundshmërisë. Si 26 vjeçar pati blerë shtëpinë e parë, ndërkohë që investimin e dytë e bëri në vitin 2007 së bashku me vëllain dhe dhëndrin. Objektin e parë të blerë e kishin në Graz të Austrisë. “Ne i kemi 10-të apartamente për turistë, që lëshon me qera. Ato janë në Radstadt Ski Amade në Salzburg, vend ky mjaft i vizituar nga turistët dhe vetëm 1 kilometër larg pistës së skijimit. Ofrojmë pushime verore dhe dimërore. Apartamentet janë prej 2 deri në 8 persona. Të gjitha apartamentet mund të rezervohen përmes booking.com ose në numrin e telefonit +43/676 825 44 371”, tregon ai.
Përfaqësues i pijeve “Frutomania” dhe “Karl Gega” në Austri
Një përvojë të re Nexhmedini kishte filluar në vitin 2018. Së bashku më Mazllum Ademin ata themeluan firmën “Laee Handels – GmbH” e cila bën shpërndarjen dhe shitjen e pijeve nga Kosova “Frutomania” dhe “Karl Gega” në gjithë Austrinë. Mazllum Ademi po ashtu kishte migruar në Austri në vitin 1990 dhe është inxhinier i ndërtimtarisë. Të bindur për produktet dhe cilësinë e pijeve “Frutomania” në Austri, ata filluan këtë përvojë për të ndihmuar prodhuesit kosovarë e po ashtu edhe punëtorët në Kosovë. Por, pavarësisht vështirësive për të futur produktet e Kosovës në tregun austriak, ata po bëjnë përpjekje maksimale që këto produkte të gjenden edhe në marketet austriake por edhe në familjet shqiptare. “Ne po përpiqem që produktet tona të gjenden në secilën tavolinë shqiptare në Austri. Po ashtu, përkrahje kemi pasur edhe prej Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri dhe kryetarit, Yll Blakaj. Përmes “Rrjetit” ne kemi arritur të futemi të mërgata shqiptare”, thekson Nexhi për të vijuar. “Jemi të shtrirë thuajse në gjithë Austrinë. Ne bëjmë shpërndarjen në Salzburg, ndërsa në Austrinë e Epërme kemi bashkëpunim me firmën “ALDC” të Sundrim Morinës kurse për Vjenë, Burgenland dhe Austrinë e Ulët, shpërndarjen e bën Meriton Shurdhani”.
Përveç angazhimeve të shumta me bizneset e tij, Nexhmedini është edhe kryetar i degës për Salzburg i “Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri”. Degën të cilën ai e udhëheq janë të anëtarësuara 20 kompani shqiptare. Megjithatë, bizneset e shqiptareve në Salzburg sipas tij janë shumë fish më të mëdha.
Por, ambiciet e Nexhmedinit nuk përfundojnë këtu. Ai është duke bashkëpunuar në një projekt të ri i cili është krijuar në Kosovë dhe që sipas tij shumë shpejt do të bëhet i njohur në gjithë botën. “Ky projekt do të shtrihet fillimisht të figurat më të njohura botërore, deri në Hollivud e Bollivud të Indisë. Është një projekt që do të pushtoj botën, qendrën e ka në Kosovë dhe është krijuar nga shqiptarët e Kosovës”, përfundon bisedën tonë, Nexhmedin Ahmeti.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri ka vizituar dhe vlerësuar lartë...
-
Rrugës për në Kosovë, mërgimtarët presin mbi 15 orë në kufirin Kroaci-Serbi
-
Iu dha lamtumira e fundit aktorit Adem Muji
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ndërtimit janë ende në rritje, por jo në Ticino Sipas të dhënave të publikuara nga Zyra Federale e Statistikave, rritja ndikon si në ndërtim, ashtu...
-
A janë zviceranët dorështrënguar?
-
Vlerësim i lartë për kompaninë „Halili + Partner“ të inxhinierit Besnik Halili
-
Plani i madh 5-vjeçar i punës fillon në Gjenevë vitin e ardhshëm
-
Zviceranët do të votojnë për subvencionet e trenave të natës