Kosova

“New York Times”: Coronavirusi ndihmoi në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës

“The New York Times” ka shkruar një artikull me titull “Coronavirusi ndihmon në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja”.

Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën, pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin qeverisës së vendit, pas një mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur pjesërisht me pandeminë.

Sipas NYC, votimi i mocionit ishte pjesërisht si rezultat i një mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit, në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë kundër përhapjes së koronavirusit, përcjell albinfo.ch.