Lajme

Neuchâtel nuk dëshiron që të zhvendosen familje me fëmijë

Zyrtarët në La Chaux-du-Milieu, një fshat piktoresk në kantonin Neuchâtel, duan t’i pengojnë familjet të vendosen atje.

Arsyeja sipas tyre, është se 113 fëmijët që jetojnë aktualisht në komunitetin prej 500 banorësh janë të shtrenjtë, përcjell albinfo.ch.

Ndërsa disa fshatra mund ta konsiderojnë këtë ‘përtëritje’ një gjë të mirë, autoritetet e La Chaux-du-Milieu theksojnë se mbështetja e shkollës lokale kushton shumë para dhe nuk lë fonde të mjaftueshme publike për nevoja të tjera, shkruan thelocal.

Konkretisht, 98.4 për qind e të hyrave tatimore janë shpenzuar për shkollën.