Lajme

Netflix planifikon të rrisë çmimet

Netflixi po planifikon të rrisë sërish koston e shërbimit të tij të transmetimit, sipas një shkrimi të ‘The Wall Street Journal’.

Kompania thuhet se do të lëshojë rritjen e çmimit “disa muaj” pasi të përfundojë greva e aktorëve të Hollywoodit, gjë që mund të ndodhë në javët e ardhshme.

Siç raportohet nga, Netflixi do të rrisë çmimet në “disa tregje globalisht”, duke filluar me SHBA-në dhe Kanadën. Ende nuk dihet se sa do të rriten çmimet e Netflix.

Netflix rriti çmimet në të gjitha planet e tij vitin e kaluar, duke e çuar në 15,49 dollarë në muaj dhe planin premium në 19,99 dollarë në muaj.

Këtë vit Netflixi bëri ndryshim edhe në ndarjen e fjalëkalimit të llogarisë, ku ngarkoi me ekstra 7.99 dollarë në muaj për ndarjen e llogarisë me dikë jashtë shtëpisë.