Lajme

Netflix ngatërron Cyrihun me Lucernin

Për shërbimin amerikan të transmetimit, të gjitha qytetet zvicerane duhet të duken shumë të ngjashme.

Një seri e re dokumentarësh, “Pop Star Academy: KATSEYE”, u filmua pjesërisht në Cyrih, por producentët përdorën imazhet e Lucernit, të cilat nuk kaluan pa u vënë re nga banorët e të dy qyteteve, transmeton albinfo.ch.

Dhe kjo nuk është hera e parë që Netflix ka gabuar gjeografinë e tij zvicerane, transmeton albinfo.ch.

Në një dokumentar për FIFA-n, liqeni i Gjenevës pranë Montreux u etiketua gjithashtu si pjesë e Cyrihut.

Të paktën të dy dokumentarët i identifikuan saktë të dyja vendndodhjet si Zvicër dhe jo Suedi.