Lajme
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nuk ka vend ku Izraeli nuk mund të arrijë
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar Iranin se nuk ka vend ku “krahët e gjatë” të Izraelit nuk mund të arrijnë.
Ai ka thënë se paralajmërimi vlen për të gjithë Lindjen e Mesme ndërsa ka bërë thirrje që t’u jepet fund përpjekjeve për “zbutje” të Iranit, transmeton albinfo.ch.
“Ne po fitojmë”, ka thënë ai, duke treguar një hartë që e quajti “mallkimi” i ndikimit të Iranit dhe një tjetër që e përshkroi si “bekim”.
“Gjithçka duhet bërë për të siguruar që Irani të mos marrë armë bërthamore”, ka deklaruar ai, duke shtuar se Izraeli e kërkon, e do dhe do ta rivendosë paqen.
Tutje Netanyahu këmbënguli se Izraeli nuk dëshiron që asnjë i pafajshëm të vdesë.
“Asnjë ushtri nuk ka bërë atë që Izraeli po bën për të minimizuar viktimat civile: ne lëshojmë fletushka, dërgojmë mesazhe me tekst, bëjmë miliona telefona për t’u siguruar që civilët palestinezë të shpëtojnë nga rruga e keqe”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë