Lajme
Netanyahu do negociata për pengjet
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka lënë të kuptohet se një raund i ri negociatash të ndërmjetësuara nga Katari mund të fillojë për lirimin e pengjeve të mbajtura nga grupi militant-islamist palestinez Hamas në Gaza.
Kur u pyet për një takim të fundit midis shefit të Mossad dhe negociatorit kryesor të Izraelit, David Barnea, me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, Netanyahu konfirmoi se i kishte dhënë udhëzime ekipit.
“Ne kemi kritika serioze ndaj Katarit, për të cilat supozoj se do të dëgjoni në kohën e duhur, por tani po përpiqemi të përfundojmë rikuperimin e pengjeve tanë”, tha ai të shtunën.
Netanyahu gjithashtu u zotua të vazhdojë presionin ushtarak kundër Hamasit, i cili konsiderohet një grup terrorist nga SHBA, BE, Gjermania dhe të tjerët.
“Udhëzimi që po i jap ekipit negociator është i bazuar në këtë presion, pa të cilin nuk kemi asgjë”, tha ai.
Megjithatë, kryeministri izraelit nuk dha detaje specifike të bisedimeve.
“Ka një gabim që mund të bëjmë, që është t’ia përcjellim llogaritë Hamasit, botës”, tha ai. “Ne nuk do të hyjmë në detajet e negociatave.”
Hamasi tha të shtunën se nuk do të “hapë asnjë negociatë për shkëmbimin e të burgosurve nëse agresioni kundër popullit tonë nuk ndalet plotësisht”./DW
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës