Integrimi
Nestreti, njëri ndër “100 ambasadorët e integrimit” në Austri
Nestreti ka kohë që angazhohet për bashkëjetesën. Ai është kryetar i këshillit të qytetit për të huajt dhe zëvendës këshilltar i komunës
Krahas personaliteteve të njohura publike me prejardhje të huaj si Arabella Kiesbauer, Kelly Kainz, Ivica Vastic e të tjerë, në mesin e 100 “ambasadorëve të integrimit” në Austri bëjnë pjesë edhe “vdekatarë të zakonshëm. Nestret Krasniqi nga Kosova është njëri prej tyre.
“Ambasadorët” i ka përzgjedhur sekretari shtetëror për integrim i Austrisë, Sebastian Kurz, në kuadrin e fushatës “Zusammen Österreich” (Së bashku Austri). Fushata ka për qëllim që të migrantët që janë integruar suksesshëm të vizitojnë 25 shkolla të ndryshme ku do të luftojnë paragjykimet dhe do të rrisin motivimin.
© Nestret Krasniqi
Nestret Krasniqi jeton në qytetin Spittal të republikës Oberkärnten. Ai është i vetmi “ambasador” i zgjedhur nga kjo republikë. Nestreti është 38 vjeç. Nga Kosova në Austri ka ardhur në vitin 1995 ndërsa tri vite më vonë ka sjellë edhe gruan dhe fëmijët Doruntina dhe Duri. Djali më i vogël. Argoni, është i lindur në Austri, në vitin 2000.
Të kujtojmë se djali i tij, Duri Krasniqi qe bërë i njohur me suksesin që pati arritur në vitin 2008 duke u plasuar në finalen e spektaklit për yllin gjerman të muzikës.
“Në fillim nuk e dija asnjë fjalë gjermanisht. Me kohë unë kam bërë tashmë një përvojë shumëvjeçare si inxhinier i makinerisë në ndërmarrjet e vendit dhe të huaja”, thotë Nestreti.
Në qytetin Spittal ku jeton, Nestreti ka kohë që angazhohet për një bashkëjetesë të mirë. Ai është kryetar i këshillit të qytetit për të huajt dhe zëvendës këshilltar i komunës.
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih