Shkurt.ch
“Nestle” ul nivelin e kripës në produktet “Maggi”
Gjiganti zviceran “Nestle“ njoftoi se në saje të zbulimeve shkencore do të reduktojë nivelin e kripës në brendin “Maggi” për 10 për qind deri në vitin 2020.
Kjo do të thotë se do të ketë më shumë perime dhe përbërës origjinalë nga perimet, erëza dhe përbërës të tjerë të pasur me lëndë ushqyese.
Ky veprim është pjesë e iniciativës së re të “Maggi”-t për të frymëzuar dhe ofruar zgjedhje më të shijshme dhe më të shëndetshme, në përputhje me angazhimet e “Nestle” për të mundësuar jetë më të shëndetshme dhe më të lumtur, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell albinfo.ch.
“Maggi” gjithashtu do të vazhdojë të ulë kripën në gamën e saj, me një reduktim mesatar të natriumit prej 10% deri më 2020.
Së bashku me ndryshimet e produkteve, “Maggi Simply Good” po nxit edhe zakonet e ushqimit që kanë një ndikim pozitiv. Këshillat e recetat do t’i ndihmojnë njerëzit të gatuajnë me kujdes dhe të reduktojnë hedhjen e mbeturinave ushqimore.
E-Diaspora
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
Jeta në Zvicër
-
Pronari i agjencisë mbetet në paraburgim: Biznese me mafien e drogës Të akuzuarit kanë fituar rreth 3.4 milionë franga zvicerane nga shtatori 2020 deri në mars 2021...
-
Numri i të prekurve nga gripi po rritet me shpejtësi në Zvicër, gjendja po përkeqësohet
-
Moti në Zvicër: Bëhet apel për kujdes në rrugë, akulli kërcënon në këto rajone
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër
-
Rritet papunësia në Zvicër