Lajme
Nestlé ndërpret lidhjet me kompaninë indoneziane të vajit të palmës
Prodhuesi zviceran i ushqimit Nestlé do të ndërpresë vajin e palmës nga kompania e diskutueshme indoneziane Astra Agro Lestari (AAL) deri në fund të këtij viti.
Nestlé nuk shpjegoi në detaje arsyet e vendimit të saj, por AAL është kritikuar nga grupet mjedisore për grabitje të dyshuar të tokës dhe shkelje të të drejtave të njeriut, transmeton Albinfo.ch.
Nestlé nuk blen vaj palme direkt nga AAL, por e merr produktin nëpërmjet furnitorëve.
Të shtunën, Nestlé konfirmoi për Keystone-SDA detajet e një raporti të mëparshëm të Reuters. Në një deklaratë, kompania zvicerane tha se ka udhëzuar furnitorët e saj që “të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të siguruar që vaji i palmës nga tri kompani AAL të mos hyjë më në zinxhirin tonë të furnizimit indirekt”.
Kompania zvicerane tha se deri në fund të vitit 2021, 91% e vajit të saj të palmës u klasifikua si pa shpyllëzim dhe 71% si i prodhuar në mënyrë të qëndrueshme. Nëse një furnizues nuk arrin të korrigjojë problemet e identifikuara, “ne marrim masa vendimtare”.
“Nestlé dhe gjigantët e tjerë të konsumatorit tani kanë një mundësi monumentale për të siguruar që ankesat të korrigjohen, konfliktet të zgjidhen dhe drejtësia t’u jepet komuniteteve”, tha për Reuters OJQ-ja mjedisore Friends of the Earth.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen Kjo periudhë e suksesshme shënoi një hap të rëndësishëm për klubin që vazhdon të rritet dhe...
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
-
Xhaka, me transplant të flokëve në Prishtinë
-
1 orë pritje për të dalë nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Një person humb parakrahun nga shpërthimi i fishekzjarrëve 36-vjeçari po rregullonte fishekzjarrët, të cilat më pas kanë shpërthyer. Ai ka mbetur i lënduar edhe...
-
Zvicra nis vitin e ri me fishekzjarre, kokteje dhe njerëz të lënduar
-
Pensioni AHV, ushtria, buxheti: Këto janë diskutimet e vitit 2024
-
Aterrimi emergjent në Graz: Motori i Swiss-Airbus A220 tregon “model të panjohur defekti”
-
Pas korrigjimit: SBB, nga vendi i dytë bie në vendin e njëmbëdhjetë në Evropë