Maqedonia

Nesër skadon afati i pasaportave maqedonase, qytetarët nxitojnë të pajisen me dokumentet e reja të udhëtimit

Mijëra qytetarë të Maqedonisë së Veriut rrezikojnë të mos jenë në gjendje të largohen nga vendi ose të kthehen në shtëpi pas 12 shkurtit.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u vunë në radhë në stacionet policore këtë fundjavë në përpjekje për të marrë pasaportat e tyre të reja.

Të hënën skadon vlefshmëria e të vjetrave që nuk thonë fjalën “Veri”.

Ndërsa letërnjoftimet e vjetra do të mbeten të vlefshme në vend, derisa vonesa në lëshimin e pasaportave kërcënon të ndikojë në lëvizjet e qytetarëve, duke kufizuar udhëtimin e tyre dhe duke penguar ata që janë jashtë pas 12 shkurtit të kthehen në shtëpi.

“Fizikisht është e pamundur të lëshohen të gjitha dokumentet brenda afatit. Vetë shtypja dhe dhënia e pasaportave paraqet problemin më të madh dhe mund të zvogëlohet vetëm me organizim dhe menaxhim më të mirë”, tha ministri i Brendshëm teknik i sapoemëruar, Pançe Toshkovski, përcjell albinfo.ch.

Me ritmin aktual të lëshimit të rreth 50,000 pasaportave në muaj, ai vlerësoi se do të duhej edhe një vit i plotë pas përfundimit të këtij procesi.

Mosmarrëveshja e emrit i referohet historisë së vjetër, sepse si Maqedonia e Veriut, ashtu edhe Greqia veriore ishin pjesë e një province romake të quajtur Maqedoni.