Futboll

Nesër shorti për kualifikueset e Botërorit

Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë, Kosova është në vazon e katërt, kurse Zvicra ndodhet në vazon e parë

Këtë të premte, në Cyrih do të hidhet shorti i raundit kualifikues të Kupës së Botës 2026. Një ceremoni që do të mbahet në orën 12:00.

Kombëtarja shqiptare është pjesë e vazos së tretë, Kosova është në vazon e katërt, kurse Zvicra ndodhet në vazon e parë.

Koka të grupeve do të jenë kombëtare si Franca, Spanja, Anglia, Portugalia, Holanda, Italia, Gjermania, Kroacia, Zvicra, njëra prej të cilave do të jetë edhe kundërshtarë për kuqezinjtë, transmeton albinfo.ch.

Kualifikueset evropiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në Mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në Mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Ligës së Kombeve dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur apo zbritur nga divizioni do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A dhe F.

Botërori i vitit 2026 do të luhet nga 11 Qershori deri më 19 Korrik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

Vazot

Vazo 1: Gjermani, Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Republikën Çeke, Norvegji.

Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.

Vazo 4: Bullgaria, Luksemburgu, Bjellorusia, Kosova, Armenia, Kazakistani, Azerbajxhani, Estonia, Qipro, Ishujt Faroe, Letonia, Lituania.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtajni, San Marino.