Kosova
Nesër rinisin fluturimet nga aeroporti i Prishtinës
Nga e diela e 28 qershorit pritet të rinisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Zyrtarisht nga e diela e 28 qershorit pritet që të rinisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, shkruan albinfo.ch.
Së fundi, zëdhënësi i këtij aeroporti, Bujar Gashi, ka treguar se në çfarë masa të shtuara sigurie pritet të rikthehen të gjitha linjat e rregullta.
“Nga data 28 qershor udhëtarët duhet të sillen më ndryshe nga ajo që janë mësuar deri tani – tash duhet të jenë të paktën tri orë më herët para fluturimit në aeroport dhe mundësisht të mos vijnë shumë familjarë, ashtu siç e kemi traditën për t’i përcjellë”.
“Në hyrje të aeroportit secili udhëtar duhet ta paraqesë biletën që e konfirmon se e ka fluturimin po atë ditë. Në hyrje të aeroportit, përveç ekipit mjekësor, do të jetë edhe sigurimi”, ka deklaruar ai.
Gashi ka sqaruar edhe një herë se udhëtarët që hyjnë në Kosovë nuk e kanë obligative ta kenë një test negativ të Covid-19, por është e preferueshme.
Por, sa fluturime janë anuluar gjatë kohës sa Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ishte i mbyllur për shkak të pandemisë?
“Kemi pasur rreth 4500 fluturime që nga data 12 mars deri më 15 qershor që në kushte normale duhej të realizoheshin, pra po flasim për më tepër se 700,000 udhëtarë. Me shifra të sakta do të dalim posa t’i kthehemi normalitetit”.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Inflacioni: Kush i përcakton çmimet? Çmimet vazhdojnë të rriten, por më pak se në vitet e mëparshme. Këtë e tregojnë shifrat...
-
Më shumë zyra bosh në Zvicër
-
Ushtria zvicerane shkurton shpërndarjen e uniformave për të kursyer miliona
-
2025 sjellë ndryshime lidhur me pensionet, çka duhet të dini?
-
Mashtruesit vodhën miliona subvencione për transportin publik