Lajme
Nesër nënshkruhet bashkëpunim i ri Kosovë-Zvicër në fushën e shëndetësisë
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen që zyrtarisht lanson një nismë të re të përbashkët në sektorin e shëndetësisë në Kosovë.
Projekti Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), që do të zgjasë deri në tetor 2026, synon t’i kontribuojë zhvillimit të sistemit të qëndrueshëm të kujdesit shëndetësor në Kosovë, që ofron kujdes cilësor, të përballueshëm dhe të integruar në nivelet dytësore dhe targeton pacientët me sëmundje jongjitëse (SJN), thuhet në njoftimin për media.
Projekti punon me institucionet vendore për të lehtësuar ndërtimin e kapaciteteve në përputhje me politikat shëndetësore të vendit.
Ngjarja mbahet më 24. 03. 2023, nga 10:00 – 11:30, në Hotel Emerald, Salla Strauss 1.
E-Diaspora
-
Krishtlindjet mes atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës Në këtë atmosferë festive, ku luksi takon traditën dhe humanizmin, Krishtlindjet në familjen e Anton Nikollës...
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
-
Nga llamba e vajgurit tek energjia që ndriçon Zvicrën, rruga frymëzuese e Xhevdet Gashit dhe ALBASOLAR
Jeta në Zvicër
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch Më 30 nëntor redaksia e platformës mediale albinfo.ch, në një solemnitet të organizuar për fund të...
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra
-
228 milionë franga: Dhurim rekord nga Zvicra për një katastrofë natyrore
-
Ndryshimet e mëdha të udhëtimit në Zvicër në 2025
-
Mediat: Shërbimet mjekësore zvicerane të bëra jashtë vendit faturohen me tarifa zvicerane