Shqipëria

Nesër në Tiranë, parada kundër homofobisë

Në kuadrin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, Aleanca LGBT dhe ProLGBT  nesër do të organizojnë paradën ecja vjetore me biçikleta në Tiranë.

Ambasada Amerikane ka postuar njoftimin e marshimit në faqen e saj në facebook duke bërë thirrje për tu bashkuar me ta në mbështetje të komunitetit LGBTI kundër diskriminimit dhe homofobisë.