Lajme
Nesër në Prishtinë fillon Forumi i Bizneseve të Diasporës
Të premten dhe të shtunën, 27 dhe 28 maj 2022 do të mbahet Forumi i Bizneseve të Diasporës.
Ngjarja dyditore do të mbledhë qindra biznese të diasporës, të huaja dhe të Kosovës në Prishtinë, ku do të marrin pjesë në Forumin e Biznesëve të Diasporës si dhe takime biznesore B2B. Kjo me qëllim të krijimit të lidhjeve mes bizneseve, për të rritur eksportet dhe ndihmuar në rritjen ekonomike të Kosovës, raporton albinfo.at.
Gjatë këtij Forumi do të paraqiten bashkëpunime të suksesshme mes bizneseve të Kosovës, Diasporës dhe të huaja, prezantime nga komunat e zgjedhura të Kosovës në lidhje me planet e tyre potenciale ekonomike, mjedisin e biznesit dhe burimet e tjera për të nxitur bashkëpunime mes bizneseve.
Gjithashtu, vizitat në terren do të organizohen për Diasporën dhe bizneset e huaja në kompanitë e Kosovës, ku ata do të mund ta dëshmojnë së afërmi kapacitetet prodhuese të kompanive të Kosovës.
Ky event është bashkorganizim i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, projekti Kosovo Complete i USAID-it, dhe organizatës Germin.
Yll Blakaj, kryetar i degëve evropiane të Rrjetit të Diasporës Shqiptare, ka thënë se ky Forum tashmë është bërë traditë e mirë e bashkëpunimit të bizneseve vendore me biznese shqiptare nga diaspora apo edhe të huaja.
“Ky është viti i tetë që organizojmë këtë Forum në Prishtinë. Fokusi ynë është që të sjellim bizneset e diasporës dhe të huaj në Kosovë dhe të lidhim bashkëpunime mes tyre me bizneset vendore nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia. Rezultatet e këtij forumi tashmë janë të qarta, sepse produktet “Made in Kosova” çdo vit e më shumë po gjejnë tregun evropian”.
Blakaj ka thënë se pjesëmarrjen në këtë Forum e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti, ministrat adekuat të Qeverisë së Kosovës dhe disa kryetarë komunash, ku është momenti t’u bëhet trysni më e madhe për të shtyrë projektet përpara.
Ndërkohë, Linda Fetiu, koordinatore e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Austri, ka thënë për albinfo.at se në këtë Forum do të marrin pjesë 197 afaristë nga diaspora dhe të huaj, si dhe mbi 170 afaristë vendorë.
“Forumi i Bizneseve të Diasporës është eventi ekonomik më i madh në Kosovë e më gjerë, ku marrin pjesë qindra biznese nga diaspora dhe Kosova. Këtë vit janë 197 afaristë nga bota dhe mbi 170 vendorë. Forumi do të përmbajë prezantime biznesesh të suksesshme, takime biznesore, B2B si dhe vizita të bizneseve në terren”.
Afaristët që do të marrin pjesë në këtë Forum do të jenë nga: Zvicra, Gjermania, Norvegjia, Finlanda, Greqia, Italia, Belgjika, ndërsa vetëm nga Austria do të jenë mbi 50 afaristë shqiptarë.
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert Të apasionuarit pas skijimit janë duke buzëqeshur. Reshjet e fundit të borës kanë lejuar vendpushimet e...
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara