Maqedonia

Nesër në kuvend, ratifikimi i marrëveshjes me Greqinë

Nesër është caktuar dita ku në kuvend do mbahet seancë parlamentare për ratifikimin e marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Propozim-ligji i Qeverisë deri te Kuvendi është dërguar me flamur evropian kurse trupi kontrollues që do ta rishikojë do të jetë Komisioni për Çështje Evropiane, kryetari i të cilit është Artan Grubi, njoftojnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.

Kuvendi i Maqedonisë ka pranuar propozim-ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë, të miratuar sot nga Qeveria.