Gruaja

Nesër, martesa e Fatmire Bajramajt me Enis Alushin

Fansat e shumtë të Lirës duhet të mësohen shumë shpejtë me mbiemrin saj të ri. Qysh në ndeshjen e radhës ajo do të paraqitet me mbiemrin e ri, “Alushi”

Nesër, më 10 dhjetor martohet Fatmire Bajramaj, futbollistja e famshme shqiptare që luan për kombëtaren gjermane. “Lira” Bajramaj siç e quajnë më shpesh mediet gjermane, prej nesër do të quhet zyrtarisht Fatmire Alushi. Ajo martohet me futbollistin po ashtu shqiptar që luan në bundesligën e dytë, Enis Alushi.

Martesa do të bëhet në një rreth të ngushtë familjar.

Fansat e shumtë të Lirës duhet të mësohen shumë shpejtë me mbiemrin  saj të ri. Qysh në ndeshjen e ardhshme  të FFC Frankfurt për kupë, që luhet të dielën që vjen, futbollistja 25 vjeçare do të paraqitet me mbiemrin e ri,  “Alushi”, shkruajnë mediet gjermane.

I pari që i ka dëshiruar fat kosovares, ka qenë ish trajneri i saj Bernd Schröder. “Dasma është një gjë e mrekullueshme. I dëshiroj asaj të gjitha të mirat dhe trashëgimtarë. Më pëlqen kur vajzat dhe gratë që luajnë futboll të femrave sjellin fëmijë ne jetë”.