Lajme

Nesër i jepet lamtumira profesorit Skender Gashi

Javën e kaluar u nda nga jeta prof. dr. Skender Gashi, i cili jetonte dhe vepronte në Vjenë, përcjell albinfo.ch. Gashi ishte udhëheqës i Katedrës së Gjuhës Shqipe në Universitetin e Vjenës për më shumë se dy dekada.

Ndërkaq, nga Ministria e Diasporës kanë bërë të ditur se i ndjeri Gashi do të varroset nesër në vendlindjen e tij, në fshatin Mramuer të Komunës së Prishtinës.

“Varrimi bëhet në orën 14:00. Nisja e kortezhit bëhet nga shtëpia familjare në Prishtinë, Taslixhe IV, rr. “Naser Hajrizi”, nr.12”, thuhet në njoftim.

MDIS po ashtu ka njoftuar se paraprakisht Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbajë një akademi përkujtimore kushtuar jetës dhe veprës së prof.dr. Gashit. Akademia mbahet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, në orën 12:00.

Profesori Skender Gashi ishte babai i ministrit të Diasporës në Kosovë, Dardan Gashi.