Shëndetësi

Nesër fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019

Në kuadër të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, të hënën fillon Java e Shëndetësisë Kosovë-Turqi 2019.

Hapja e këtij bashkëpunimi tashmë tradicional mes dy shteteve do të bëhet në Drejtorinë e SHSKUK-së, ku të pranishëm pritet të jenë ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, përfaqësues të Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, krerët e SHSKUK-së, ekspertë të fushave të mjekësisë nga Turqia si dhe kolegët e tyre nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Gjatë Javës së Shëndetësisë, e cila do të mbahet nga data 17 deri 23 qershor, ekspertë të fushave të ndryshme të mjekësisë nga Turqia, në bashkëpunim me mjekët nga Kosova do të kryejnë intervenime mjekësore në institucionet që janë pjesë e SHSKUK-së./KosovaPress/