Maqedonia

Nesër dita e fundit për dorëzimin e amandamenteve në Maqedoni

Dita e nesërme është afati i fundit në lidhje me draft- amandamentet mbi ndryshimet kushtetuese të Maqedonisë.

Draft-amendamentet mbi ndryshimet Kushtetuese para se të dorëzohen në Kuvend sot pasdite edhe njëherë u shqyrtuan nga Kryeministri Zoran Zaev dhe deputetë e opozitës të cilët mbështetën nismën për ndryshimet Kushtetuese. Këta të fundit kërkojnë Nen të veçantë për gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë historike, shkruajnë mediat maqedonase, përcjell Albinfo.ch.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev nuk e ka përjashtuar mundësinë që kërkesat e opozitës të inkorporohen në Nenin ekzistues të Kushtetutës në formë dispozite.