Shkurt.ch

Neonazisti ekstradohet në Zvicër

Ai në Cyrih kishte shtënë me armë në një burrë 26 vjeçar, të cilit i kishte shkaktuar plagë të rënda

Një neonazist zviceran i moshës 29 vjeçare është ekstraduar dje nga Gjermania në Zvicër . Ai kishte ikur në Gjermani pasi që, nga fillimi i majit, në Cyrih kishte shtënë me armë në një burrë 26 vjeçar, të cilit i kishte shkaktuar plagë të rënda.

Ai ishte kapur nga policia gjermane në Hamburg, pak ditë pas ikjes. Prej atëherë kishte qëndruar në burgun për deportim, i dyshuar për vrasje në tentativë.

Sipas prokurorisë, i akuzuari është ekstraduar në Zvicër qysh të enjten e javës së kaluar, në përcjellje të tre zyrtarëve policorë.

Edhe para tentimit të vrasjes në Cyrih, neonazisti kishte qenë i dënuar me 39 muaj burg, për 40 vepra të ndryshme penale që kishte kryer.