Lajme

Nënvarianti i Omicron alarmon ekspertët shëndetësorë

Ata bëjnë thirrje për rivendosje të masave

Rritja e infektimeve me COVID-19 nëpër botë ka alarmuar autoritetet shëndetësore.

Një nënvariant i Omicron është ai që po stimulon valën e re në Evropë, e për këtë arsye një zyrtar i OBSH-së paralajmëroi shtimin e masave anti-COVID.

Referuar situatës, autoritetet thonë se vendet duhet të përshpejtojnë marrjen e vaksinave dhe të rikthejnë masa të tilla, si vendosja e maskave për të shmangur masat më të rrepta me afrimin e vjeshtës dhe dimrit.

Në një intervistë me Reuters, Drejtori Rajonal i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, u kërkoi vendeve që të ndërmarrin masat e duhura tani për të mos rrezikuar më vonë e për të shmangur një kolaps në sistemet shëndetësore.