Kultura

“Nëntori i Ftohtë”, pjesëmarrës edhe në një festival të madh evropian

“Nëntori i Ftohtë” kishte fituar çmimin e audiencës në Festivalin e Cyrihut

Në edicionin e 59’të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Selanikut që do të mbahet nga data 1 deri më 11 nëntor, Kosova përfaqësohet me dy filma; “Nëntor i Ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina dhe “Gardhi” nga regjisorja Lendita Zeqiraj.

Kujtojmë se “Nëntori i Ftohtë” kishte fituar çmimin e audiencës në Festivalin e Cyrihut.

Që të dy filmat do të jenë pjesë e Seksionit “Balkan Survey” i kuruar nga Dimitris Kerkinos. “Balkan Survey” ka shfaqur shembujt më të mirë të prodhimeve filmike nga rajoni i Ballkanit.

Regjisorë të mirënjohur, dhe ata debutues trajtojnë një sërë temash sfiduese në thelbin e edicionit të sivjetshëm të 15 filmave të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, transmeton “ATSH”.

“Balkan Survey” paraqet gjithashtu programin “Before the Wave Breaks” me 8 filma ikonikë të regjisorëve paraardhës të kinemasë së re rumune, përcjell albinfo.ch.

Festivali i Selanikut është njëri ndër festivalet më të vjetër dhe të rëndësishëm në Ballkan ku pjesë e programit të edicioneve të kaluara kanë qenë edhe filmat tjerë nga Kosova, si “Tri Dritare dhe një Varje”, “Home Sweet Home” “Si qeni n’rrush” etj.