CH-Ballkani
Nëntë arsyet pse duhet ta vizitoni Shqipërinë
Shumë faqe ndërkombëtare vazhdojnë të rekomandojnë Shqipërinë si një destinacion shumë të mirë turistik. E fundit që ka shkruar është blogerja nga Zelanda e Re, Anita Hendrieka në faqen e saj zyrtare ‘anitahendrieka.com’, që jep nëntë arsye pse duhet vizituar Shqipëria, përcjell albinfo.ch.
Në mes Malit të Zi dhe Greqisë ndodhet një parajsë e fshehur që njerëzit jo vetëm nuk e dinë ku është, por as në hartë nuk e dinë ku ndodhet. Ndihem e dashuruar me Shqipërinë thotë autorja, derisa përshkruan peizazhet e bukura, njerëzit miqësorë dhe sigurinë. Ka shumë arsye për të vizituar Shqipërinë, derisa ajo jep nëntë sosh. Albinfo ju përcjell shkrimin e saj.
Plazhet më të bukura në Evropë: Shqipëria ka plazhet më të bukura që kam parë në Evropë, ndoshta edhe në botë. Pjesa më e mirë është Rivera Shqiptare që nuk mund të krahasohen me asnjë vend tjetër të Evropës. Disa parajsa janë të fshehta dhe në pritje për t’u zbuluar. Uji i kristaltë dhe plazhi me rërë të bardhë nuk do të ju dëshpërojnë nëse vendosni të shkoni. Plazhi i Ksamilit nuk duhet humbur, por as Butrinti.
Njerëzit janë të miqësorë, të besueshëm dhe të sinqertë: Kam udhëtuar në shumë vende të botës, por shqiptarët dallojnë për mua. 20 burra që bërtisnin e vraponin pas autobusit, duke më mirëpritur dhe duke më thënë se janë të lumtur që kam zgjedhur Shqipërinë për të udhëtuar Çdo person që kam takuar ishte miqësore. Edhe pse shumica nuk flisnin anglisht, ata më drejtonin te dikush që mund të më rekomandonte se ku të shkoj. Besimi është i rëndësishëm për shqiptarët dhe ata janë shumë bujarë.
Shqipëria ka shumë kështjella të bukura dhe vende historike: Shqipëria ka shumë vende historike, që janë të mbrojtura edhe nga UNESCO. Njëra ndër to është Butrinti që të kthen në kohën e romakëve, por edhe Berati e Gjirokastra.
Historia fascionuese: Shqipëria ka kaluar në disa etapa jo të lehta. Vendi ka qenë nën komunizëm për 47 vjet. Gjatë kësaj kohe, shqiptarët u kontrolluan për gjithçka. Ishte vendi i parë ateist në botë në vitin 1967, pasi të gjitha fetë u ndaluan. Nëse dëshironi të dini më shumë historinë, shkoni në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.
Karakteri: Nga të gjitha vendet në Evropë, ku kam shkuar, mund të them se Shqipëria ka pasur më shumë karakter. Nuk mendoj se kam qeshur më shumë me veten time sesa në Shqipëri. Duke vizituar qytetin e Shkodrës, ndihesha sikur kisha udhëtuar prapa në kohë. Kështu ndiheni në gjithë Shqipërinë.
Çmimet e lira: Duhet të jetë njëra nga tre vendet kur është fjala për përballueshmërinë. Një litër verë kushton vetëm disa euro. Nëse keni një buxhet, atëherë ky është vendi perfekt për të shkuar. Do të jetoni sikur mbretër. Një shtrat në hotel kushton 5-10 euro. Është çmenduri.
Bukuria natyrore: Nga malet me kodra, plazhet e bukura me ujërat plot ngjyra, nuk është çudi që Shqipëria është parajsë për dashamirësit e natyrës. Pjesa më e madhe e Shqipërisë është e mbushur me male, duke i dhënë një pamje të mrekullueshme. Njëri nga vendet që nuk duhet humbur është Syri i Kaltër, jo shumë larg Sarandës.
Një destinacion i vërtetë i udhëtimit: Ka shumë keqkuptime lidhur me Shqipërinë. Shumica janë nga filmi ‘Taken’ dhe filma të tjerë të Hollivudit, por në realitet Shqipëria ndryshon shumë. Ka shumë njerëz të këqij në mbarë botën, por ndihesha më e sigurt sesa në shumë qytete evropiane. Si një grua nuk është lehtë të udhëtosh, për burrat shqiptarë janë të respektueshëm. Shkova në një klub të natës dhe nuk e ndjeja se jam objekt si në shumë klube ku kam qenë në Evropës, Amerikë e Zelandë të Re.
Shqiptarët i duan të huajt: Ata ju presin me krah hapur dhe zemër të hapur, atëherë e kuptoni se është një destiancion i madh udhëtimi. “Prej nga jeni” është pyetja më popullore që ju bëjnë në gjuhën shqipe. Kur thuani nga Zelanda e Re, fytyrat e tyre ndizen me lumturi, gëzim dhe pak konfuzion. Shqipëria më bëri vërtet përshtypje të madhe dhe mund të numëroj 100 arsye për të vizituar. Besoj se do të vijë përsëri dhe për të përjetuar gjëra të tjera në Shqipëri.
http://anitahendrieka.com/10-reasons-need-visit-albania-right-now/
E-Diaspora
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka thënë se deri më tani...
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Granit Xhaka është pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Bundesliga
-
Përfundojnë pritjet në kufirin Kroaci-Serbi
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent Ndërsa moti i ftohtë pritet të arrijë në ditët në vijim, Qyteti i Gjenevës do të...
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
-
Cilat destinacione do të kushtojnë më shumë nga Zvicra