Lajme
Nënshkruhet Konventa për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në kohën e Inteligjencës Artificiale
Bashkimi Evropian, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli ishin të parët në botë që nënshkruan këtë të enjte Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Teknologjitë e Inteligjencës Artificiale. Ceremonia u mbajt në Vilnius, Lituani. Pas tyre, marrëveshjen e nënshkruan Andorra, Gjeorgjia, Islanda, Moldavia, Norvegjia dhe San Marino.
Në maj të këtij viti, Këshilli i Evropës miratoi Konventën Kuadër për Inteligjencën Artificiale dhe të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Sundimin e Ligjit dhe njoftoi se nga 5 shtatori, shtetet që dëshirojnë ta nënshkruajnë do të mund ta nënshkruajnë atë, duke përfshirë ato që nuk janë anëtarë të Këshillit të Evropës.
Megjithatë, organizatat joqeveritare, veçanërisht ato që merren me të drejtat e njeriut, nuk janë të kënaqura me tekstin e konventës. Siç thonë ata, nuk do të sjellë shumë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut, sepse gjuha në të cilën është shkruar është shumë e “ujdisur”, është e mbushur me parime të përgjithshme dhe jo me të drejta dhe detyrime specifike, ndaj i takon shtetet që e pranojnë për ta konkretizuar.
“Konventa është shkruar në atë mënyrë që nuk bie ndesh me Ligjin për Inteligjencën Artificiale, rregulloren e BE-së për AI, kështu që nënshkrimi dhe ratifikimi nuk janë të rëndësishëm për vendet anëtare të BE-së”, tha Francesca Fanucci, këshilltarja e lartë në Qendrën Evropiane për të Drejtën Jofitimprurëse.
Nënshkruesit duhet gjithashtu të diskutojnë dhe të bien dakord për një metodologji jodetyruese se si të bëhet një vlerësim i ndikimit të sistemeve të inteligjencës artificiale mbi të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe demokracinë, në të cilat shtetet e BE-së, sipas Francesca Fanucci, nuk kanë gjasa të marrin pjesë duke qenë se zbatojnë ligjin për inteligjencën artificiale
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025