Kosova

“Nënë Tereza” një punim i mrekullueshëm nga piktorja shqiptare, Saranda Xhemajli

Ngjyra, forma, koncepte dhe paraqitje e artit në forma të ndryshme, janë disa nga veçantit e piktores së shquar shqiptare, Saranda Xhemajli, e cila ka pikatosur shumë figura të shquara shqiptare, në veçanti figurat femrore, në krijmtarinë e saj të pasur, shkruan albinfo.ch.

Pas punëve të shumta që ka bërë piktorja Saranda Xhemajli, e njohur jo vetëm për vendin tonë por edhe më gjerë, së fundmi ka realizuar një punim të veçantë, atë të “Nënë Terezës”.

Duket se nga punimet e piktores, Saranda Xhemajli, ka një qasje të jashtëzakonshme në pikturimin e saj, nga çdo detaj, përfishirë edhe ngjyrat e përdorimit që në këtë piktur dominon ngjyra bardh dhe zi, ngjyra këto që përçojnë emocion tek njerëzit. /Albinfo.ch