Lajme
Nënë e bijë shqiptare, në ballinën e revistës britanike “Global Woman”
Diana dhe Keidi Pushi janë bashkëthemeluese të një plaftorme që ofron konsultime për zhvillim individual
Revista “Global Woman” i dedikon faqen e parë dy shqiptareve Diana dhe Keidi Pushi, të cilat janë bashkëthemeluese të një plaftorme që ofron konsultime për zhvillim individual. Në intervistën e dhënë, ato ndajnë eksperiencat dhe arritje e tyre profesionale në Kanada, transmeton albinfo.ch.
Në krye të kësaj reviste “Global Woman Magazine” flasin Diana Beqari Pushi dhe Keidi Pushi. Ata janë nënë e bijë, femra të zonja dhe shumë të trajnuar në metodologjitë e vetëdijes dhe fuqizimi e personalitetit. Duke punuar me to, njerëzit mund të kuptonjnë rrugën e tyre më të mirë të lumturisë reale.

Diana është një stratege entuziaste humaniste dhe sipërmarrëse. Si praktikuese e trajnuar Master e Programimit Neuro-Gjuhësor, transmeton albinfo.ch.
Pasioni dhe qëllimi i saj është t’ju ndihmojë të njihni plotësisht potencialin tuaj të vërtetë dhe të jetoni një jetë më të mirë. Pasioni i saj gjatë gjithë jetës është të jetë urëlidhëse me shkencën shpirtërore, kështu që njerëzit të jetojnë një jetë të përmbushur dhe autentike. Si nënë, grua dhe një udhëheqëse për ndryshime, ajo është e përkushtuar të punojë në krijimin e një bote, ku çdo njeri ka mundësinë të jetë i sigurt, i ushqyer dhe të ketë lirinë dhe mundësinë për të shprehur plotësisht kush janë vërtet.
Ndërsa, Keidi sjell mjetet dhe aftësitë për të inkurajuar një realitet të ri kolektiv personal dhe të shëndetshëm. Si një mësuese shpirtërore dhe shëruese, ajo ndan energjitë e dashura të Healing Heands Hands, medicinale me njerëzit.
Ajo përdor intuitën e saj si dhe mënyrën e lehtë dhe të qartë të thjeshtimit të zhvillimit personal për të siguruar që të jetoni një jetë të mrekullueshme. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën












