Shkurt.ch

Nëna shpëton foshnjën nga mbytja në lumë

Një nënë ka kërcyer në lumin Aare në Bernë për të shpëtuar foshnjën që ishte duke u mbytur. Foshnja ka rënë bashkë me karrocën në valët e lumit që kalon përmes qytetit të Bernës.

Nëna në ato momente ishte e zënë duke u kujdesur që ta largonte fëmijën tjetër nga bregu i lumit, për shkak të rrezikut që e kërcënonte.

Foshnja ka shpëtuar pa dëmtime, ashtu si dhe nëna, njofton policia e Benës.

Pak pas shpëtimit të foshnjës ishte hedhur në ujë edhe babai. Kësaj here për të “shpëtuar” karrocën që nëna e kishte harruar.