Lajme
Kosovarja akuzohet se e ka mbytur të bijën, duke e përvëluar me ujë
Këtë veprim monstruoz ajo akuzohet se e kishte bërë si ndëshkim të vajzës 4 vjeçare për defekimin në pelena!
Për shkak të vdekjes së dhunshme të vajzës së saj katërvjeçare, një 25-vjeçare është dashur të përgjigjet në Gjykatën e Landit Verden që nga e marta, transmeton albinfo.ch. Zyra e prokurorit publik e akuzon gruan se kishte derdhur ujë të vluar mbi vajzën në Grasberg afër Bremenit në gusht të vitit 2022. Këtë veprim ajo e kishte bërë si ndëshkim për defekimin në pelena!
Sipas aktakuzës, kosovarja e lindur në Gjermani ka kërkuar nga e bija që të ulet dhe t’i shtrijë këmbët. 35 për qind e sipërfaqes së trupit të saj kishte pësuar djegie të rënda, nga uji që ishte të paktën 55 gradë i nxehtë.
Fëmija ksihte pësuar djegie me rrezik për jetën, tha prokurorja Annette Marquardt, shkruan dpa.de. Në ditët në vijim, vajza humbte vazhdimisht vetëdijen. Edhe pse vajza vuante nga dhimbje të konsiderueshme, e ëma nuk kishte konsultuar mjekun, transmeton albinfo.ch. Ajo për më tepër konsiderohet se ka pranuar vdekjen e fëmijës për të shmangur “kostot dhe borxhet” përmes trajtimit mjekësor. Djegiet i kishte trajtuar vetëm me pomada për plagë dhe djegie.
Vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë kosovarja mësohet se e ka sjellë fëmijën në një klinikë, ku dhe ka ndërruar jetë.
Akuza që e ngarkon kosovaren është vrasje nga pakujdesia, përcjell albinfo.ch. Kryetari i trupit gjykues tha se vrasja me mosveprim mund të jetë gjithashtu një opsion.
Lakmia, mizoria dhe fshehja e një vepre penale mund të shënohen si karakteristika të vrasjes, thonë në gjykatë.
Procesi gjyqësor do të vazhdojë gjatë muajit mars.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
MY LASER VISION, adresa e duhur për ata që duan t`i heqin syzet MY LASER VISION – trajtim falas dhe ekip me mbi 20 vite përvojë: Klinika që po... -
Pse në Zvicër po bëhet gjithnjë e më e vështirë të ndërroni banesë? -
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën













