Lifestyle

Nëna e Rita Orës bën thirrje që të qëndroni në shtëpi

"Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t'ju ndihmojmë dhe të jeni të sigurt"

Vera, nëna e këngëtares me origjinë shqiptare Rita Ora, përmes një video të pubilkuar ka bërë thirrje që të qëndroni në shtëpi në këto ditë të vështira të përballjes me koronavirus, shkruan albinfo.ch.

Duke bërë të ditur se është psikologe dhe se i duhet të kthehet në punë ajo tha:

“Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe ndiqni udhëzimet që të mund t’ju ndihmojmë dhe të jeni të sigurt. Ju dua të gjithëve”.

Rita e ndau videon në Instagramin e saj, por nuk shtoi asnjë koment shtesë.