Kosova
“Neja me Diasporën” ju pret në Gjilan, 30 korrik 2024

Platforma mediale në Zvicër, Albinfo.ch dhe albpoint.ch kanë përgatitur një ngjarje speciale që do të mbahet më 30 korrik 2024, në Resortin tursitik Vali Ranch, me lokacion në Anamoravën e Kosovës, në Gjilan, dhe që do te ketë synim të bëjë bashkë të paktën për një ditë bashkatdhetarët e Gjilanit, po edhe të mbarë Kosovës në një aktivitet inovues që përmban aktivitete verore për të gjitha gjeneratat: forume, takime, koncertet, kuize, ekspozita, orë letrare, panaire, turnire e të tjera.
Ky operacion special promovues i Albinfo.ch, që përmban një me qasje pozitive për Kosovën, synon të ndikojë drejtpërdrejt në sensibilizimin e të rinjve në diasporë që të jenë më afër në Kosovë.
Të gjitha aktivitetet gjatë kësaj dite do të publikohen dhe do të dokumentohen me fotografi dhe video po ashtu edhe online në platformën mediale albinfo.ch .
Mysafirët bashkë me anëtarët e familjes do të kenë qasje të pakufizuar në gjitha aktivitetet që janë paraparë më 30 korrik 2024 duke perfshirë edhe koncertin e madh në mbrëmje!
Pas shume aktiviteteve në mbrëmje, në Nejën e Diasporës vjen koncerti i madh me performancën e këngëtarëve të njohur: Naser Berisha, Hekuran Bllaca, Faton Isufi dhe grupi legjendar shqiptar “Elita 5”.
Hyrja është me pagesë, ku do te përfshihet ushqimi dhe pijet jo alkoolike. Mysafirët do të regjistrohen në hyrje dhe do të pajisen me një byzylyk dore.
Mos humbisni këtë Nejë të Diasporës në zemër të Gjilanit, në vijim agjenda:
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit30 Korrik 2024
- Ora12:00
- LokacioniResortin tursitik Vali Ranch
- Data e përfundimit30 Korrik 2024 - 0:00
E-Diaspora
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi Egzona Ajeti rrëfen jetën e saj të përditshme si shofere autobusi në Zvicër: Pasagjerët zviceranë më...
-
Takim kulturor në Waldkirch me poeten Blerina Rogova Gaxha
-
Kosovarja denoncon burrin për dhunë, dënohet vetë për raportim të rremë
-
Krimet e të huajve në Angli: Prijnë shqiptarët
-
Berisha me thirrje për diasporën: Mos fotografo votën
Jeta në Zvicër
-
Rënie e mprehtë e turistëve zviceranë në SHBA Bie numri i turistëve zviceranë në SHBA...
-
“SRF” i kushton një artikull Egzona Ajetit si shofere autobusi
-
Eurovision 2025: Shfaqja që do të tronditë skenën në Zvicër
-
Zvicra drejt rikthimit në “Erasmus Plus” por me një çmim trefish më të lartë
-
Zvicra shënon rënie të kërkesave për azil, por kantonet mbeten të mbingarkuara