Feja
Nehat Ismaili rizgjedhet kryetar i Unionit të Imamëve Shqiptarë
Më 22 shkurt, 2016, ditë e hënë, në objektin e ri të xhamisë “Dituria” të shqiptarëve të Gjenevës, u mbajt kuvendi i V-të me radh i Unionit të Imamëve Shqiptarë të Zvicrës (UISHZ). Në këtë takim, fillimisht u raportua nga kryesia e kaluar për aktivitetet e zhvilluara për gjatë vitit të kaluar, duke filluar nga kryetari, nënkryetarët dhe arkëtari i Unionit. Përveç diskutimeve dhe shqyrtimeve të projekteve të reja, gjatë këtij kuvendi u zgjodh edhe kryesia e re.
„Me propozim të kryetarit të Kuvendit, Fahrudin Bunjakut, dhe me përkrahjen e të gjithë të pranishmevë, detyrën e kryetarit të Unionit do ta vazhdojë edhe për dy vite të tjera, kryetari i aktual, Mr. Nehat ef. Ismaili“, thuhet në njoftimin e UISHZ-së .
Kurse anëtarët e tjerë rë rinj të kryesisë së Unionit janë: nënkryetarë: Enes Koshi dhe Rijad Aliu, sekretar: Hfz. Mehas Alija, arkëtar: Fahrudin Bunjaku, Kryetar i Kuvendi: Dr. Bashkim Aliu, nënkryetar i kuvendit: Sadat Sulejmani
Kurse këshillin mbikëqyrës e përbëjnë: Taxhedin Misimi, Bunjamin Azizi dhe Abdulkerim Sadiku.
Kryetari i Unionit, Mr. Nehat Ismaili, falënderoi përzemërsisht anëtarët e vjetër të kryesisë për angazhimin dhe punën e tyre në këtë organizatë, dhe njëkohësisht iu uroi mirëseardhje anëtarëve të rinj, duke shpresuar në një bashkëpunim më të ngushtë, të sinqert dhe produktiv.
Unioni i Imamëve Shqiptarë është organizatë që në gjirin e saj ka rreth 30 imamë të xhamive shqiptare, nga rajone të ndryshme të Zvicrës, ndërsa kryesia e re është e treta me radhë që nga themelimi i kësaj organizate.
“Ajo që ia vlen për fund të theksohet është projekti i radhës, i paraparë për t’u realizuar në një të ardhme të afërt, e që është botimi i përkthimit të Kur’anit në gjuhën shqipe, me përkrahje dhe mbështetje të UISHZ-së, i cili do të shpërndahet falas.”, thuhet mes tjerash në këtë njoftim.
E-Diaspora
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për partneritet të fuqishëm Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në forumin Ekonomik Zvicër-Kosovë 2024, ku ishte i ftuar...
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025 Bazeli verior i Zvicrës do të mbajë një referendum të dielën për milionat e kërkuara për...
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur