Futboll
Nedim Bajrami transferohet te gjigantët skocezë, largohet nga Serie A
Një operacion në hyrje dhe tri operacione në dalje. Ky është bilanci përfundimtar i negociatave të Sassuolos, në ditën e fundit të merkatos së verës. Klubi i Serie A zyrtarizoi ardhjen e Nicholas Pierini dhe në minutat e fundit të afatit kalimtar gjeti zgjidhjen e duhur edhe për kalimin e Nedim Bajramit te Glasgow Rangers.
Pra, mesfushori fantazist shqiptar do të shkojë të luajë në Skoci. Marrëveshja është arritur në bazë të një transferimi të përhershëm për 4 milionë euro. Lojtari shqiptar, i ardhur një vit e gjysmë më parë, largohet nga Sassuolo pas 50 paraqitjeve dhe 4 golave të shënuar mes kampionatit e Kupës së Italisë.
Me jehonë të madhe është pritur ky përforcim te klubi i njohur skocez. Ja çfarë shkruhet në faqen zyrtare të Rangers në internet: “RANGERS ndihet i emocionuar të njoftojë nënshkrimin e Nedim Bajramit nga klubi italian i Sassuolos në baza të përhershme, subjekt i lejes ndërkombëtare, përkundrejt një tarife të pazbuluar.
Mesfushori 25-vjeçar ka nënshkruar një kontratë afatgjatë me skuadrën e Philippe Clement dhe bëhet përforcimi i 11-të i merkatos së verës. Bajrami bëri histori kësaj vere, kur shënoi golin më të shpejtë ndonjëherë në historinë e finaleve të Kampionatit Evropian. Ai e gjeti rrugën e rrjetës pas 23 sekondash kundër Italisë.
‘Playmakeri’ e filloi karrierën e tij me skuadrën zvicerane të Grasshoppers, përpara se të transferohej tek Empoli në huazim, më 2019. Ai më pas e bëri transferimin e përhershëm tek Empoli, përpara se të bashkohej me Sassuolon në janar 2023.
Duke folur ekskluzivisht për faqen e internetit të Rangers, pas lëvizjes së tij, futbollisti shqiptar tha: “Jam i kënaqur që i bashkohem një klubi të madh si Rangers. Është një klub i njohur në mbarë botën, që ka fituar shumë trofe dhe kanë konkurruar në një finale evropiane vitet e fundit.
Kam pasur disa biseda të mira me trajnerin dhe besoj se Rangers është lëvizja e duhur për mua, në këtë pikë të karrierës. Mezi pres t’i takoj të gjithë bashkëlojtarët dhe tifozët e mi të rinj në të ardhmen e afërt”.
Trajneri Philippe Clement shtoi: “Jam i kënaqur të mirëpres Nedimin në klub. Ai është dikush që e kemi vëzhguar me vëmendje për një periudhë kohore. Jemi të lumtur ta shtojmë atë në skuadrën tonë. Shumë nga mbështetësit tanë do ta kenë parë në Kampionatin Europian, si edhe duke luajtur në Serie A sezonin e kaluar.
Nedim është një moshë ende të re, por gjithashtu ka përvojë të luajë në ndeshje të mëdha. Jemi të kënaqur që ka vendosur se Rangers është klubi i duhur për të në këtë pikë të karrierës së tij”.
Drejtori i rekrutimit të futbollit, Nils Koppen, shtoi: “Ne jemi të kënaqur ta mirëpresim Nedimin te Rangers dhe në futbollin skocez. Ai ka shumë përvojë, sepse ka luajtur në ligën zvicerane dhe Serie A vitet e fundit, gjithashtu ka përfaqësuar vendin e tij në Europianin e fundit. Bajrami do t’i përmirësojë më tej opsionet që kemi në dispozicion të trajnerit. Ne mendojmë se do të ketë sukses në klubin tonë të futbollit”.
E-Diaspora
-
Jurgen Uldedaj mund në vetëm 2 raunde rivalin, është i 15-ti në renditjen e 4 federatave të boksit Vetëm dy raunde i kanë mjaftuar boksierit shqiptar, Jurgen Uldedajt, të mposhtë rivalin që kishte përballë,...
-
Dënohet shqiptari, pjesë e mashtrimeve prej 1.8 milionë frangash, me Call Center
-
Gjykata në Cyrih dënon një shtetas të Kosovës dhe një të Shqipërisë me burgim dhe dëbim
-
Sonte në Bazel u shfaq premiera e komedisë shqiptaro-zvicerane “Te Berberi – rritet prapë”
-
albgala 2024: Yjet Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë lajmet kryesore nga Zvicra për këtë javë Nga rregullat e reja për studentët ndërkombëtarë te buxheti i ri, këtu janë gjashtë lajme nga...
-
Pjesëmarrja rekord në notin e Krishtlindjeve në Gjenevë: 4400 notarë në temperaturën e ujit 8 gradë
-
Katër ligje të reja zvicerane që mund të ndikojnë tek ju
-
Këto pritet të jenë çmimet e biletave për Eurovision
-
Autoritetet e Gjenevës u kujtojnë banorëve që të shmangin mbingarkimin e dhomave të urgjencës gjatë pushimeve