Koronavirusi: çast pas çasti
Në Zvicrën frankofone 4 herë më shumë të vdekur se në Zvicrën gjermane
24.7 njerëz për 100,000 banorë në Zvicrën frankofone kanë vdekur nga Covid-19. Ndërsa në Kantonin e Tiçinos madje 53.5, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermanishtfolëse norma e vdekjes në 100 mijë banorë është "vetëm" 6.2
Kur, më 16 prill, Këshilli Federal njoftoi lehtësimin e masave të koronës javën e kaluar, zviceranët gjermanishtfolës e përshëndetën. Nga ana tjetër, reagimi i zviceranëve frankofonë ishte më i përmbajtur, shkruajnë mediat zvicerane.
Kështu, në kohën kur gjermanishtfolësit tashmë po flisnin për vënien e sërishme në funksiontë ekonomisë, në Zvicrën frankofone ende po diskutohej një lloj shtetrrethimi i rreptë i bazuar në modelin e Francës.
Një arsye që shpjegon qëndrimet e ndryshme në këto dy zona të Zvicrës mund të qëndrojë në shkallën e ndryshme të shqetësimit, siç shkruan “Sonntagsblick”. Deri më tani, 24.7 njerëz për 100,000 banorë në Zvicrën frankofone kanë vdekur nga Covid-19. Ndërsa në Kantonin e Tiçinos madje 53.5, transmeton albinfo.ch. Nga ana tjetër, në Zvicrën gjermanishtfolëse norma e vdekjes në 100 mijë banorë është “vetëm” 6.2.
A është koha faktori kryesor?
Sipas Olivia Keizer, epidemiologe në Universitetin e Gjenevës, faktori kohë është arsyeja kryesore për dallimet në mes të zonave: “Epidemia ka filluar më herët në Ticino dhe në Zvicrën frankofone. Kështu, Zvicra gjermane kishte një avantazh kohor”, përcjell albinfo.ch. Prandaj masat e ndërmarra gjatë kësaj kohe që e kishte si përparësi, kanë parandaluar dëmet e mëdha në Zvicrën gjermane.
Ndërkohë që kantoni i Ticinos është prekur rëndë në saje të afërsisë së tij me Lombardinë dhe për faktin se popullsia atje është më e vjetër se në pjesën tjetër të vendit, arsyet për numrin e lartë në Zvicrën frankofone nuk janë aq të qarta.
Përpjekja e mjekut kantonal të Gjenevës Zhak-André Romand për të shpjeguar është si vijon: “Shumë banorë të Gjenevës kanë rrënjë italiane dhe mbajnë kontakte intensive me Italinë veriore”, transmeton albinfo.ch. Fakti që Gjeneva është një qytet me prani të madhe ndërkombëtare dhe trafiku i shpejtë kufitar në Francë gjithashtu ka mundësi të kenë luajtur një rol, sipas mjekiut frankofon.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës