Lajme
Zvicër: Zbulohen edhe dy raste të koronës së variantit të Afrikës së Jugut
Në sekuencat e mëtejshme, është zbuluar për herë të parë sot edhe varianti i ri nga Afrika e Jugut, në dy mostra, njofton BAG

Rreth dhjetë ditë më parë, një variant i ri i koronavirusit qe zbuluar në Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut, pavarësisht nga njëri-tjetri.
Që nga 24 dhjetori, varianti nga Britania e Madhe është gjetur në tri mostra në Zvicër.
Në sekuencat e mëtejshme, është zbuluar për herë të parë sot edhe varianti i ri nga Afrika e Jugut, në dy mostra, njofton BAG.
Sipas Zyrës Federale të Shëndetit Publik, njëri nga dy personat që dolën pozitivisht ndodhet në kantonin Schwyz ndërsa personi i dytë është në Francë, shkruan albinfo.ch.
Të dy infeksionet janë zbuluar si pjesë e punës aktuale kërkimore në universitetin ETH Cyrih. ETH Cyrihu kohët e fundit ka sekuencuar rreth 500 mostra, përfshirë ata me “mutacionin e Afrikës së Jugut”.
Pas dy rasteve të variantit të Britanisë së Madhe në Cyrih dhe Graubünden, të cilat qenë raportuar në prag të Krishtlindjes, një tjetër rast është shtuar në Principatën e Lihtenshtajnit në ditët e fundit, siç tregojnë analizat nga Spitali Universitar i Bazelit. Personi i prekur është në izolim.
BAG rikujton se të gjithë personat që kanë udhëtuar në Zvicër nga Britania e Madhe ose Afrika e Jugut përmes ajrit ose tokës që nga 14 dhjetori 2020, duhet të hyjnë në karantinë për dhjetë ditë, përcjell albinfo.ch. Ky rregull zbatohet gjithashtu për njerëzit që banojnë në Zvicër të cilët kthehen në Zvicër nga të dy vendet pas Krishtlindjeve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Transporti Publik i Cyrihut kërkon personel (edhe) në gjuhën shqipe Nëpërmjet shënjestrimit të saktë në meta platformat dhe faqet specifike për gjuhën, aplikantët duhet të arrihen...
-
Mashtruan dhe vodhën identitetin e amerikanëve – kush janë dy kosovarët që u ekstraduan në SHBA
-
Panairi i parë, eventi më i madh për gratë ndërmarrëse shqiptaro-zvicerane
-
Dy kosovarë ekstradohen në SHBA për mashtrim të amerikanëve
-
Njoftim për mërgimtarët që do të votojnë jashtë Shqipërisë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Shkalla e kancerit kolorektal rritet në moshën nën 50 vjeç Mjekët po ngrenë alarmin e rritjes së shkallës së kancerit kolorektal tek të rinjtë – dhe...
-
Pse një vonesë prej 3 minutash është një problem në Zvicër?
-
Zvicër: 25% rrezikojnë varfërinë
-
Linjat e trenave të cilët vonohen më shumë në Zvicër
-
Kisha Katolike në Zvicër përballet me krizë besimi – a po largohen besimtarët?