Shkurt.ch
Në Zvicër, thatësi e pazakonshme për stinën
Thatësia ka kushtëzuar që në regjione të caktuara të mbretërojë rreziku nga djegia e pyjeve
Sasia e shiut të rënë gjatë katër muajve të fundit në Zvicër është vetëm sa një e treta e sasisë që është regjistruar viteve tjera gjatë periudhës së njëjtë. Kjo ka shqetësuar në radhë të parë bujqit, të cilët detyrohen që të shfrytëzojnë ujitjen artificiale në një kohë kur duhej të kishte sasi të mjaftueshme shiu.
Sipas bashkësisë së prodhuesve të perimeve të kantoneve Bernë dhe Freiburg, , në Ins të Bernës, nga fillimi i vitit deri më tash kanë rënë gjithsej 80 milimetra shi, që është një e treta e sasisë së shënuar në një periudhë të tillë, në kushte “normale”.
Thatësia ka kushtëzuar që në regjione të caktuara të mbretërojë rreziku nga djegia e pyjeve. Frikën e shton fakti se koha me diell po vazhdon edhe gjatë ditëve të festës së pashkëve që është në prag, kur zviceranët pushojnë dhe me këtë rast shfrytëzojnë më shumë malet për piknik dhe bëjnë skarë.
Kështu, në kantonin e Tesinës tashmë është ndaluar zjarri në vend të hapur dhe në disa kantone tjera janë vendosur kufizime në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin