Shkurt.ch
Në Zvicër punojnë 4 milionë 965 mijë veta
Numri i njerëzve në marrëdhënie pune, sipas konceptit zviceran dhe atij ë BE-së, ndryshon nga numri i të punësuarve
Numri i atyre që kanë një marrëdhënie pune në Zvicër, sërish ka rënë pak nën pesë milionë, shkruan sda.ch. Plot 4 milionë e 965 mijë veta llogariten si njerëz me çfarëdo marrëdhënie pune, që është 1 për qind më pak se në tremujorin e fundit të vitit 2016, transmeton albinfo.ch. Atëbotë numëroheshin 5.016 milionë sish dhe ishte hera e parë që kjo kategori kishte kaluar shifrën prej 5 milionësh.
Numri i njerëzve në marrëdhënie pune, sipas konceptit zviceran dhe atij ë BE-së, ndryshon nga numri i të punësuarve. I pari nënkupton personat që kanë çfarëdo lloji të marrëdhënies së punës (edhe të pjesëshme) me ç`rast çdo vend pune llogaritet si një person, shkruan albinfo.ch. Këtu hyjnë edhe ata që janë në vijim të shkollës për zanat etj. Ndërsa numri i të punësuarve nënkupton vendet e punës që ata mbulojnë.
Me gjithë rënien e vogël, edhe shifra prej 4.965 milionë është e treta më e lartë në historinë e deritashme të Zvicrës, bën të ditur Zyra Federale e Statistikës. Me fjalë tjera, vetëm në tremujorin e tretë dhe të katërt të vitit 2016 shifra qe ngjitur pak më lart. Nga ana tjetër, në krahasim me fillimin e vitit 2016, tash kemi një rritje prej 0.6 për qind.
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Si të shmangni refuzimin e kërkesës suaj për shtetësinë zvicerane? Kriteret strikte për marrjen e një pasaporte zvicerane do të thotë që një e pesta e...
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati