Lajme

Në Zvicër nuk ka ndodhur asnjëherë të importohet qumështi

Qumështi mund të importohet vetëm nëse ka mungesë në Zvicër, gjë që nuk ndodh aktualisht, as në në historinë e saj, transmeton albinfo.ch.

Kjo do të thotë që qumështi zviceran nuk ka konkurrentë të huaj që pretendojnë për vëmendjen e konsumatorëve dhe e detyrojnë atë të ulë çmimin e tij.

Një fermer i zakonshëm zviceran ka 23 lopë qumështore, në rajonet alpine kjo mesatare është 28.

Po ashtu, në rajonet alpine, qumështin e mbledhur gjatë ditës, fermerët zakonisht e ngarkojnë në automjete dhe dërgojnë në një pikë grumbullimi në qytet.

Në gjithë Zvicrën janë në shërbim makina 24/7 që ofrojnë qumësht të freskët të fermës.

Industria e qumështit në Zvicër është e suksesshme edhe për shkak të kullotave alpine. /Albinfo.ch