Shkurt.ch
Në Zvicër më nxehtë se në Mallorca
Me gjithë një freskim që mund të vijë pas këtij vikendi, meteorologët nuk shohin rënie të madhe të temperaturave as në ditët në vijim
Temperaturat në Zvicër janë ngjitur në zenitin e tyre. 23 deri 25 gradë ka shënuar sot në zhiva në termometër, ndërsa gjatë vikendit pritet që ajo të ngjitet në 27 gradë.
Me këto temperatura, siç shkruan blick.ch, Zvicra aktualisht ia kalon edhe vendpushimit të famshëm veror të Spanjës Palma de Mallorca. Madje edhe ishujt Kanare, që janë shumë më në jug se Mallorca mezi mund të “maten” me temperaturat zvicerane.
Meteorolgët një gjendje të tillë jo të zakonshme klimatike e quajnë “gjendje Omega”, që shpjegohet me lëvizje të veçanta klimatike, ka thënë meteorologia Christine Jutz për blick.ch.
Por, sipas Jutz, megjithëse jo e zakonshme, kjo pranverë nuk është më e ngrohta në histori. “Në vitet 40, temperaturat ishin edhe më të larta gjatë muahjit të prillit”.
Me gjithë një freskim që mund të vijë pas këtij vikendi, meteorologët nuk shohin rënie të madhe të temperaturave as në ditët në vijim.
E-Diaspora
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein Klodina Guraziu është e para shqiptare që ka arritur të sigurojë ulëse në Këshillin (asamblenë) e...
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
-
Raportohet për eskalim gjatë tubimit të Edi Ramës me shqiptarët në Londër, rrahje mes protestuesish
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë
Jeta në Zvicër
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale Stuhitë e verës kanë shkaktuar dëme të mëdha në Ticino. Qeveria kantonale shpresonte për ndihmë masive...
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Mediat japin arsyet pse u votua kundër zgjerimit të autostradave
-
Shasime Osmani siguron mandatin në Asamblenë e Bernës