Lajme

Në Zvicër kërkohet ndalimi i reklamave për duhanin

Një iniciativë që kërkon ndalimin e reklamave të duhanit ka mbledhur 109.969 nënshkrime të vlefshme, më shumë se 100,000 minimale të nevojshme për të filluar një votim popullor, sipas RTS

Vota e planifikuar me titull: “Po, për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve kundër reklamimit të duhanit” kërkon që qeveria federale të ndalojë të gjitha format e reklamimit të duhanit ndaj fëmijëve dhe të rinjve, përcjell albinfo.ch.

Në praktikë një ndalim i tillë do të përfshinte ndalimin e të gjithë reklamave të duhanit në vende publike, në kinema, në festivale dhe në internet. 57% e duhanpirësve fillojnë kur janë fëmijë, sipas Federatës Mjekësore Zvicerane, e cila mbështet iniciativën.

Nëse fëmijët nuk fillojnë të pinë duhan kur janë të rinj, nuk ka gjasa të pinë duhan si të rritur. Për më tepër, përdorimi i duhanit kushton 5 miliardë franga në Zvicër në vit – 3 miliardë CHF në kosto direkte mjekësore dhe 2 miliardë CHF në kosto që lidhen me aftësinë e kufizuar dhe vdekjen e hershme.