Integrimi

Në Zvicër, hapet edhe një tjetër shkollë shqipe

Më 30 janar në Schönberg është hapur shkolla shqipe nga LAPSH, megjithatë, lajmet e mira nuk kanë fund për prindërit që duan t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe e të mos e harrojnë gjuhën shqipe dhe traditat shqiptare, shkruan albinfo.ch.

Tashmë shkolla e radhës shqipe do të hapet në Romont, kanë njoftuar organizatorët, nga LAPSH- Friburg.

Hapja e shkollës shqipe do të bëhet më 6 shkurt nga ora 16:15. LAPSH bën thirrje edhe një herë që prindërit t’i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe.