Tematike
Në Zvicër fillon fushata kundër AIDS-it
Ndonëse popullsia e di se prezervativi mbron nga sëmundjet që barten përmes rrugës seksuale, ai sërish nuk përdoret në mënyrë konsekuente
Sot, e hënë, në Zvicër ka nisur fushata për këtë vit e parandalimit të HIV-it dhe sëmundjeve tjera të transmetueshme seksualisht. Kjo fushatë e Zyrës Federale për Shëndetësi (BAG), organizatës “Aids-Hilfe Schweiz” (Ndihma kundër Aids-it, Zvicër) dhe asaj “Sexuele Gesundheit Schweiz” (Shëndeti Seksual, Zvicër) e vë në fokus të saj prezervativin (kondomin).
Iniciuesit e fushatës e arsyetojnë këtë fokusim me faktin se kudo është shumë e përhapur pikëpamja sipas së cilës prezervativi bën kufizimin e përjetimit të seksit.
Ndonëse popullsia e di se prezervativi mbron nga sëmundjet që barten përmes rrugës seksuale, ai sërish nuk përdoret në mënyrë konsekuente, transmeton albinfo.ch. Kështu shkruhet, veç tjerash, në komunikatën e Zyrës Federale për Shëndetësi të Zvicrës, të publikuar sot.
Në një përfundim të tillë ka ardhur një studim, sondazh i realizuar nga Instituti për hulumtime Sotomo, i autorizuar nga BAG.
81% të të anketuarve kanë deklaruar se seksi me prezervativ i bën të ndihen më të sigurt. 58% thonë se seksi me prezervativ është më pak intensiv dhe për po kaq për qind, vendosja e prezervativit është një ndërpererje e pakëndshme. Ndërkaq, 52% të të anketuarve e konsiderojnë prezervativin si frenues të kënaqësisë.
Por është interesante se edhe ata që thonë se seksi me prezervativ i bën të ndihen më të sigurt, nuk e përdorin prezervativuin në mënyrë më konsekuente se të tjerët.
47% të të anketuarve që gjatë dymbëdhjetë muajve të fundit kanë pasur seks të rastit, thonë se e kanë përdorur secilën herë prezervativin. 15% nganjëherë nuk e kanë përdorur atë dhe 12% asnjëherë. 25% të mbeturit, janë përgjigjur me “nuk di”.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025