Shkurt.ch
Në Zvicër 31% më pak azilkërkues gjatë vitit 2016
Gjithsej 27.207 veta kanë kërkuar azil vitin e kaluar, që është për 31.2 për qind ose për 12.316 më pak se në vitin paraprak, shkruan albinfo.ch
Numri i atyre që kanë kërkuar azil gjatë vitit 2016 në Zvicër ka shënjuar një rënie të madhe, për rreth një të tretën. Shkaku kryesor për këtë rënie është mbyllja e rrugës së Ballkanit, thuhet në komunikatën e lëshuar sot nga Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Gjithsej 27.207 veta kanë kërkuar azil vitin e kaluar, që është për 31.2 për qind ose për 12.316 më pak se në vitin paraprak, shkruan albinfo.ch. Ndërsa për vitin 2017 SEM llogarit me një rënie të mëtejshme, të lehtë të numrit.
Sipas SEM, rënia e numrit shpjegohet në radhë të parë me mbylljen e rrugës ballkanike në mars të vitit 2016. Kjo për faktin se në katër muajt e parë të vitit 2015 ishte një fluks i madh i refugjatëve që kishte kaluar nëpër atë rrugë.
Për vitin 2016 vendi më i madh i prejardhjes së azilkërkuesve ka qenë Eritrea, përkundër faktit se, në krahasim me vitin paraprak numri i atyre që kanë kërkuar azil nga ky vend ka rënë në 5178 ose është zvogëluar për 4788 sish.
Në vendin e dytë për nga numri i kërkesave të azilit është Afganistani, me 3229 kërkesa. Më tutje vijnë Siria me 2144 kërkesa dhe Somalia me 1581.
Për vitin 2017 SEM llogarit se do të ketë një rënie të mëtejme të numrit të kërkesave për azil, gjegjësisht do të jenë gjithsej 24500. Por megjithatë, në varësi nga zhvillimet, SEM e konsideron të mundshme që ky numër të shkojë në rastin ekstrem deri në 32000, përcjell albinfo.ch. Kjo gjithsesi varet nga zhvillimet në marshrutën e Mesdheut dhe nga ajo nëse marrëveshja e lidhur në mes të BE-së dhe Turqisë do të mbijetojë.
Edhe llogaritur sipas muajve, gjatë vitit 2016 në krahasim me muajt e veçantë të një viti më parë ka pasur rënie të madhe të numrit të azilkërkuesve. Kështu, në dhjetor të vitit 2016 janë regjistruar 1766 kërkesa azili, që ishte 197 më pak se në nëntor, ndërsa në krahasim me dhjetorin e një viti më parë ky numër ka qenë për 64 për qind më i vogël.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus Rrugët e qytetit të vjetër të Aaraut do të jenë plotësisht të lira nga trafiku i...
-
Shitjet e birrës në Zvicër u zvogëluan nga moti i keq
-
Pse udhëtarët në Zvicër mund të paguajnë për kilometër në të ardhmen?
-
Nesër, mbyllja e stacioneve të trenit të Gjenevës
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’