Lajme

Në Zvicër, 28% më pak raste se në javën e kaluar

Mesatarja 7-ditore në 15,703 ose 28 për qind më pak se në javën e kaluar. BAG raporton 14 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 11 të vdekur në ditë.

Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 15,191 raste të reja që kanë rezultuar pozitive me koronavirus në 24 orët e fundit. Kjo e vendos mesataren 7-ditore në 15,703 që është 28 për qind më pak se në javën e kaluar.

Incidenca 14-ditore aktualisht është 3498.94.

BAG raporton 128 shtrime të reja në spitale ndërsa mesatarja 14-ditore është 92 shtrime në ditë. 1645 persona aktualisht po trajtohen në spitale për Covid-19 që është 11 për qind më pak se në javën e kaluar.

Aktualisht janë 151 pacientë me Covid-19 në kujdes intensiv ose 21 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar. Shtretërit e kujdesit intensiv në spitalet zvicerane (përfshirë shtretërit ad hoc) janë aktualisht 73 për qind të zënë. 18 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë të zënë nga pacientët me Covid 19.

BAG raporton 14 raste të reja të vdekjes. Mesatarja 7-ditore është 11 të vdekur në ditë.