Gjuha
Në Windsor të Kanadasë mbi 30 nxënës e mësojnë gjuhën shqipe
Në klasën e gjuhës shqipe në Windsor, Ontario të Kanadasë thuhet se janë mbi 30 nxënës që mësojnë gjuhën shqipe.
Pothuajse të gjithë nxënësit janë të lindur në Kanada. Qëllimi i kësaj shkolle është që ata përveç që mësojnë gjuhën shqipe, do të njihen edhe me kulturën shqiptare nën kujdesin e mësueses Edlira Husi, e cila mbështetet nga prindërit, vullnetarët dhe ambasada atje, transmeton albinfo.ch.
Ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muca, është shprehur i emocionuar për misionin e shkollës shqipe në Windsor dhe për interesimin e fëmijëve që ta mësojnë gjuhen shqipe.
“Sa emocion në klasën e gjuhës shqipe në Windsor ku mbi 30 vogëlushë, pothuajse të gjithë të lindur në Kanada, mësojnë gjuhën tonë të bukur, recitojnë vargjet e poetëve tanë dhe kultivojnë kulturën shqiptare. Së bashku me abetaret dhe librat e rinj të gjuhës, përcolla mbështetjen dhe mirënjohjen për kontributin e vyer disa vjeçar të mësueses Edlira Husi, prindërve dhe vullnetarëve për mbarëvajtjen dhe vazhdimësinë e kësaj foleje të shqipes. Suksese!”, tha ai. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Gjuha
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja Në mënyrë të konsiderueshme më pak makina të reja u shitën në Zvicër në vitin 2024...
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën
-
Liftet e skive kanë pasur një fillim shumë të mirë të sezonit të dimrit